Lakiiii's Article

Go Back Previous Next

Adelina Ismaili, këndon në "Big Brother" Ne Finale

Adelina Ismaili, këndon në "Big Brother" Ne Finale

Në hollin e një hoteli të vogël pak
metra qendres së Tiranes, Mona, nena e kengetares
Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mëngjesit të
fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e
bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka
pak që kaluar mesditën. “U lodhëm dje nga rruga
dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në
“Big Brother”, prandaj edhe është ende në
gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të
bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që
këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të
gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se
për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më
shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar
organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli,
është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë
euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes
“Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo
të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë
kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality
show-t “Big Brother”.
 
 “Mujtëm
me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big
Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë
indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim.
Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet
nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo
pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga
Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove
të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që
kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për
në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër
marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë,
është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm
asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e
cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe
suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda
apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që
udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa
mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë
edhe një udhëtim pune në Tiranë. Nëse Adelina e
kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i
shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu,
pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe
dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë
hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës
12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen
për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm me nejt
më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe
televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të
shkojmë gjetiu…”, psherëtin ajo, teksa thith
ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa
i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e
nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që
Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij
sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të
merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i
cili ka vetëm pak ditë është hedhur në tregun
mbarëshqiptar.
 
 
 KONTRATA
ME “SUPERSONIC”
 
 Kjo ardhje në
Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy
punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që
të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket
se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime
pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të
shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka
marrë përsipër të gjitha të drejtat e shitjes së
albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri.
“Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e
deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për
koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe
një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e
kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares
Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe
menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon
vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të
videoklipit “Nga 1 deri në 10”, Zanfina për
momentin është duke u marrë me provimet
universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet,
prandaj edhe ka lënë pas dore për momentin ofertat
për koncerte që i janë bërë së fundmi.(GAZETA
PANORAMA)
 

More Articles

No articles found

Current Rank:

Your Rank:

Added by: Lakiiii

Date: 4th Jun 08

Views: 1425

Comments: 0

Favorited: 0

Channel:  Albanian VIP

Flag Content

Favorites

Email to friends

0 Comments Post Comment